Dy shtetas shqiptarë arrestohen në Vërmicë për falsifikim të parave

Dy shtetas shqiptarë arrestohen në Vërmicë për falsifikim të parave

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy shtetas të Shqipërisë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për veprën penale të falsifikimit të parave.

Sipas njoftimit të Policisë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka siguruar informacione dhe prova që lidhin të dyshuarit me një rast të pagesës me para të falsifikuara. 

Dy personat dyshohet se janë furnizuar me derivate në një pikë karburanti, ku kanë paguar shumën prej 50 eurosh, në kartëmonedha prej 10 eurosh, të gjitha të dyshuara si të falsifikuara.

Pas marrjes së pagesës, është vërejtur se kartëmonedhat e përdorura ishin të falsifikuara. Gjatë kontrollit të veturës së tyre, pas ndalimit nga policia, janë gjetur edhe 780 euro të tjera – gjithashtu të dyshuara si të falsifikuara.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe pas konsultimit me prokurorin e rastit, njëri prej tyre është ndaluar për 48 orë, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt me urdhër verbal të prokurorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy