Prostitucion, narkotikë dhe krim i organizuar/ Konfiskohen pasuritë e Roland Domit në Durrës e Tiranë

Prostitucion, narkotikë dhe krim i organizuar/ Konfiskohen pasuritë e Roland Domit në Durrës e Tiranë

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfiskuar pasuritë e shtetasit shqiptar, Roland (Taulant) Domi i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, prostitucion dhe trafikim narkotikësh.

Gjithsej janë 11 pasuri të konfiskuara të tipit toka, ndërtesa dhe makina.

Konkretisht janë konfiskuar: pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “Arë”, me sipërfaqe totale 3.300 m², Xhafzotaj Durrës, pasuria e paluajtshme lloji i pasurisë “TR metalike”, me sipërfaqe totale 234 m², nga e cila 234 m², Truall dhe nga kjo sipërfaqe trualli 82 m² ndërtesë, Xhafzotaj, Durrës, pasuria e paluajtshme njësi shërbimi me sipërfaqe totale 34.32 m², Durrës.

Gjithashtu edhe pasuria e paluajtshme njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 20.26 m², pasuria e paluajtshme njësi me sipërfaqe totale 26.36 m², pasuria e paluajtshme ndërtesë, me sipërfaqe totale 128 m², Durrës, pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 2,026 m2, Marikaj – Tiranë dhe pasuria e paluajtshme Arë, me sipërfaqe 888 m2, Marikaj – Tiranë janë konfiskuar.

Ndërsa mjetet tjera janë automjet i llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, në pronësi të shtetases D. Domi dhe automjet i llojit autoveturë, i markës Chrysler Voyager, në pronësi të shtetases D. Domi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy