Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gentian Sulës te Garda

Pronë e fshehur e Jorgo Goros, Apeli konfiskon apartamentin e Gentian Sulës te Garda

Gjykata e Posaçme e Apelit lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për çështjen e tjetërsimit të një sipërfaqeje toke në fshatin Gjilekë, e cila i ishte falur Artan Gaçit, bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për të ndërtuar resort si investitor strategjik. Ankimimi është bërë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i cili është shpallur fajtor nga GJKKO për “shpërdorim detyre” dhe është dënuar me 3 vjet e 1 muaj burgim. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Goro do të vuajë 2 vjet e 20 ditë heqje lirie.

 

Ndërkohë, Apeli ka vendosur edhe për konfiskimin e një apartamenti me sipërfaqe prej 81.41 metra katrorë, i ndodhur pranë Gardës së Republikës, në afërsi të Liqenit Artificial. Apartamenti në fjalë dyshohet si pasuri e fshehur e Jorgo Goros dhe rezulton i regjistruar në emër të biznesmenit Gentian Sula, i përfshirë në disa dosje që po hetohen nga SPAK.

 

SPAK e ka akuzuar Goron për fshehje pasurie, një akuzë që lidhet direkt me apartamentin në fjalë. Shkalla e Parë e GJKKO-së ia hoqi masën e sukestros dhe ia ktheu apartamentin kompanisë së biznesmenit Sula, por Apeli e ka ndryshuar vendimin, duke rikthyer sekuestron.

 

“I pandehuri Jorgo Goro provohet të ketë konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 257/a paragrafi 2, i Kodit Penal. Nga hetimi penal rezultoi plotësisht e provuar se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit Gentian Sula, i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore. Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, në cilësinë e subjektit të zgjedhur vendor, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të”, thuhej në njoftimin e SPAK.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy