Sekuestrohen në Tiranë 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme

Sekuestrohen në Tiranë 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme

Seksioni për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në kuadër të operacionit policor të koduar “Contraband” arrestoi në flagrancë shtetasit B. G., 40 vjeç, banues në Tiranë, për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë, i dënuar më parë po për këto vepra penale.

Gjithashtu, sipas Policisë së Shtetit u proceduan penalisht shtetasit D. G., 30 vjeçe, dhe P. M., 64 vjeç, për veprën penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi B. G., pasi siguronte cigare kontrabandë, i shiste ato në pika të ndryshme tabakinosh, dhe transportin e tyre, e kryente shtetasja D. G.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B. G., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 200 steka me cigare të llojeve të ndryshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy