Një person mbeti i lënduar, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal. Aksidenti ndodhi mesditën e së dielës në rrugën Rrilë-Superstradë, në Lezhë.
Sipas burimeve, një automjet tip Volksvagen në tentativë për të parakaluar një mjet tjetër doli nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor. Mësohet se drejtuesi i mjetit ka marrë disa lëndime, dhe po merr mjekim në spital. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.



