
Për situatën e krijuar me fluturimet e kompanisë Air Albania ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i saj Sinan Idrizi.
Në një prononcim për MCN Tv ai ka sqaruar se vonesa është shkaktuar për shkak të futjes së zogjve në motorin e avionit.
Sipas tij pasi është bere pastrimi, u prit që te merrej aprovimi nga ekipet qe bëjnë certifikimin e sigurisë se avionit.
Më tej Idrizi sqaron se pasi janë kryer te gjitha kontrollet dhe certifikimi i sigurisë, fluturimet kane vijuar ne normalitet dhe për këtë Air Albania ka kërkuar edhe mirëkuptimin e pasagjerëve!.



