Një aksident është regjistruat para pak minutash në Elbasan. Dy mjete janë përplasur mes tyre, ndërsa njëra ka përfunduar në një lokal, duke rrezikuar jetën e klientëve që ndodheshin të ulur për të konsumuar kafe.
Për pasojë mësohet se një person ka mbetur i lënduar , i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Policia në vendngjarje po punon mbi shkaqet e aksidentit të regjistruar në bulevardin “Aqif Pasha”.



