Kapet autori i masakrës në Lezhë, si u ekzekutuan rapsodi dhe miku i tij

Kapet autori i masakrës në Lezhë, si u ekzekutuan rapsodi dhe miku i tij

Arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë në Lezhë, ngjarje e ndodhur pasditen e së martës në fshatin Lalm i Vjetër. Ai është A. Përdoda, i cili ka pranuar krimin. Kol Murrani, rapsod i njohur në zonë dhe Preng Simoni u vranë dje në mesditë dhe trupat e tyre janë gjetur pa shenja jete rreth orës 16:00.

Si motiv për ngjarjen dyshohet te këtë qenë një konflikt pronësie për një toke are në fshatin Lalm. Nisur nga këto të dhëna ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për ngjarjen 41-vjeçari A.Përdoda, banor i fshatit Lalm, i cili tashmë është arrestuar.

Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Siç u raportua edhe dje, Kol Murrani bashkë me shokun e tij, Preng Simoni kishin dalë që në mëngjes për të shkuar tek shtëpitë e vjetra.

Ata u gjetën në një kodër nga i biri i një prej viktimave që ka lajmëruar dhe Policinë. Kjo e fundit, pasi shkoi në vendngjarje, ka gjetur afër vendit të krimit edhe një motor që dyshohet se i përket autorit të krimit, ndërsa në zonë është gjetur edhe një korrëse bari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy