Tiranë, furgoni i mallrave përplas për vdekje të moshuarin në lulishte

Tiranë, furgoni i mallrave përplas për vdekje të moshuarin në lulishte

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar mesditën e sotme në një lulishte në kryeqytet.

Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Artan Lenja” në një lulishte, ku gjatë shkarkimit të disa produkteve ushqimore në një dyqan mjeti fugon me drejtues shtetasin R.O., 29 vjeç, duke kryer një manovër kthimi pas, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar rreth 80 vjeç.

Duket se goditja ka qenë fatale për të moshuarin i cili k ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy