Rrezikuan pushuesit duke kryer manovra me “Jet ski”, gjobiten dy persona në Sarandë

Rrezikuan pushuesit duke kryer manovra me “Jet ski”, gjobiten dy persona në Sarandë

Dy persona në Sarandë janë ndëshkuar me gjobë 10 000 mijë lekë pasi  po kryenim manovra të rrezikshme me mjete lundruese në det duke rrezikuar pushuesit.

Bëhet me dije se është bërë dhe bllokimi i 3 mjeteve lundruese “Jet ski”, në pronësi të G. Zh. dhe A. H.

Njoftimi i policisë: Sarandë

Rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese, Policia Kufitare ndëshkon me masë administrative 2 shtetas.

Bllokohen 3 mjete lundruese “Jet ski”, pa dokumentacion. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë për pushuesit, kanë marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.

Pas lokalizimit të mjeteve lundruese, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2020, neni 14/b, u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë. 

Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni.  

Policia Kufitare është e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe të qetë për pushuesit. Për çdo rast të mosrespektimit të zonave të kufizuara me bova dhe për çdolloj paligjshmërie tjetër, mund të denonconi në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefononi në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy