
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të jetë nën ruajtjen e Policisë së Shtetit duke filluar nga data 1 shkurt.
Tashmë nuk do të ketë më nevojë për roje me turne të ndara mes efektivëve të rendit, burgjeve apo rojet privatë në fundjavë, pasi sigurinë e godinës do ta rujë policia.
"Më datën 1 shkurt 2020, siguria e godinës ku zhvillon aktivitetin gjykata do të merret nën përgjegjësi nga policia e shtetit, të cilës i është kërkuar nga ana jonë garantimi i sigurisë së pranisë së medias në mjediset e gjykatës. Ky detyrim do të sanksionohet në një urdhër të përbashkët të drejtuesve të institucioneve të posaçme dhe atyre të policisë së shtetit", thuhet në njoftim.



