
Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pritej të dilte sot përpara gjykatës së Elbasanit në orën 11:00.
Shtyhet seanca gjyqësore për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Shkak është bërë mungesa e të akuzuarit.
Mësohet se në sallë ishin të gjithë dëshmitarët, drejtuesit e Policisë dhe efektivët të cilët ishin të pranishëm atë ditë ku u vra Pjerin Xhuvani.
Seanca është shtyrë për në datën 14 shtator në orën 10:45
Prokurori i çështjes është Ridvan Suka, ndërsa trupa gjykuese do të përcaktojë nëse janë të mjaftueshme provat apo të rihapen hetimet.



