Foto / Greqi, serbët rrahin për vdekje turistin amerikan, Bakari Henderson

Foto / Greqi, serbët rrahin për vdekje turistin amerikan, Bakari Henderson

Një turist amerikan ka gjetur vdekjen, i rrahur egërsisht prej rreth dhjetë personave.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek Zakinthos,  në një bar në zonën Lagana, që është dhe zona më turistike e ishullit.

Viktima quhet Bakari Henderson, i moshës 22 vjeç dhe ishte student në Universitetin e Arizonës. Ai kishte mbërritur para pak ditësh në ishull, për pushimet verore, që do të ishin të fundit e jetës së tij të shkurtër.

Mesnatën e të premtes, ndërsa po pinte brenda në ambientet e barit, amerikani i pafat pati një debat me një turst serb. Në debat u përfshinë dhe miq të të dy palëve dhe zënka precipitoi në përplasje trup me trup. 22 vjeçari humbi ndjenjat si pasojë e goditjeve. Menjëherë u dërgua në spital, ku thjesht u konstatua se kishte ndërruar jetë.

Policia, që mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, arrestoi një shtetas britanik me origjinë serbe, që ishte përgjegjës për sigurinë i barit, si dhe një shtetas grek që punonte aty si kamerier.

Më pas, numri i të arrestuarve është rritur, pasi policia arrestoi gjashtë shtetas të tjerë serbë, në hotelin ku ishin strehuar. Sipas policisë, ata shfaqen në videot e sekuestruara të godasin pa mëshirë turstin amerikan.

Zakinthos është nga ishujt grekë më të frekuentuar nga turistët, sidomos anglosaksonët.

Vitet e fundit aty nuk kanë munguar as ngjarjet e rënda. Në 2011, dy taksistë vendas u goditën për vdekje, me thika një turist anglez 19 vjeçar dhe plagosën rëndë katër shokë të tij, pas ndezjes së një sherri banal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy