KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Korçës, Dashnor Nure

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Korçës, Dashnor Nure

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi sot shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës Dashnor Nure, pas vetingut që iu bë atij në të tri kriteret.

Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.

Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit në të cilat ai kishte jetuar. Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite.  

Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.

Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës.

Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy