
642 qytetarë të infektuar me Covid dhe një humbje jete është bilanci i 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 1708 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me covid, qytetarët nga këto bashki: 197 në Tiranë, 56 në Fier, 45 në Durrës, 28 në Vlorë, 25 në Lushnje, 21 në Elbasan, 18 në Sarandë, 17 në Lezhë, nga 16 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, 14 në Devoll, nga 13 qytetarë në Kurbin, Divjakë, 11 në Korçë, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Krujë, Kavajë, 8 në Peqin, 7 në Gramsh, nga 6 qytetarë në Vorë, Dibër, Berat, Himarë, Skrapar, nga 5 qytetarë në Mirditë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tepelenë, Maliq, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Mat, Roskovec, Mallakastër, nga 2 qytetarë në Pukë, Patos, Selenicë, Pustec, Kuçovë, Poliçan, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Kolonjë.
Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Korça 67 vjeçe.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 28 pacientë.
Janë 2,498 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, janë shëruar 5172 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,020 që nga fillimi i epidemisë.



