Një 20-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një stacioni treni në Pescara, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.
Një automjet “Renault Clio”, i drejtuar nga një 20-vjeçar shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me murin e stacionit të trenit.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë shpëtuar pa dëmtime.
Pas verifikimeve, policia arriti në përfundimin se 20-vjeçari nuk kishte patentë dhe e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.



