
Tre persona kanë rënë në prangat policisë së Mirditës dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



