Arabia Saudite njeh patentat shqiptare

Arabia Saudite njeh patentat shqiptare

Qeveria shqiptare ka miratuar në parim marrëveshjen me Mbretërinë e Arabisë Sudite, për njohjen e patentave shqiptare.

“Vendim për miratim në parim të marrëveshjes, ndërmjet këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohje e ndërsjellë të lejeve të drejtimit”, shkruhet në njoftimin e qeverisë.

Ministria e Jashtme ka bërë me dije së aktualisht lejet e drejtimit të lëshuara nga Shqipëria njihen në Belgjikë por deri në tre muaj, në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë dhe Itali.

Ndërkohë Shqipëria është në proces pune për njohjen e patentave për dy shtetet ku edhe numri i shqiptarëve është tepër i lartë, me Greqinë.

Po ashtu pala shqiptare ka dorëzuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm teknik pranë autoriteteve gjermane në mënyrë që edhe Gjermania të bëhet pjesë e njohjes së patentave shqiptare.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme më herët në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, ka përcjellë propozimet për marrëveshje të ngjashme me Bullgarinë, Francën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Turqinë, Spanjën, Austrinë, Australinë, Mbretërinë e Bashkuar, Holandën, Rumaninë, Slloveninë, Poloninë, Portugalinë, Zvicrën dhe Kanadanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy