Policia greke ka ndaluar 18 shtetas sirian në tentativë për të hyrë në Shqipëri.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia FOX ndërsa sirianët janë kapur në Selanik.
Sipas burimeve policore, refugjatët u gjetën në dy makina ndërsa mes tyre ishin edhe 6 fëmijë.
Dyshohet se ata do ta përdornin Shqipërinë si urë kalimi drejt vendeve të Evropës veriore.



