Avokatia Shqiptare, memorandum me homologët italianë/ Në fokus forcimi i gjyqësorit dhe digjitalizimi

Avokatia Shqiptare, memorandum me homologët italianë/ Në fokus forcimi i gjyqësorit dhe digjitalizimi

Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka nënshkruar dy memorandum bashkëpunimi me homologët italianë, që lidhen me forcimin e gjyqësorit, digjitalizimin, përmirësimin e standardeve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në proceset hetimore.

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia firmosi memorandumet me Dhomën e Avokatisë Italiane në Romë, drejtuar nga Paolo Nesta dhe sekretari Alessandro GRAZIANI, dhe tjetri me Shoqatën e Avokatëve Shqiptarë në Itali, drejtuar nga Avokate Edlira MECE.

Fushat kryesore të bashkëpunimit:

Forcimi i funksionit të sistemit gjyqësor; Digjitalizimi i proceseve dhe i veprimtarisë së mbrojtjes në kuadrin e standardeve bashkëkohore të inteligjencës artificiale;

Rritja dhe përmirësimi i standardeve të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në proceset hetimore dhe gjyqësore;

Dhënia e kontributeve në procesin e përmirësimit të kuadrit ligjor për ta bërë procesin e hetimit dhe gjykimit sa më funksional;

Të drejtat e njeriut dhe standardet e mbrojtjes në proceset hetimore dhe gjyqësore;

Zbatimi i Konventës së Këshillit Evropian, e miratuar dy muaj më parë, për mbrojtjen e profesionit të avokatit.

Një ndër qëllimet e rëndësishme të memorandumit të firmosur me Shoqatën e Avokatëve Shqiptarë në Itali është shkëmbimi i përvojës dhe vendosjen e urave të bashkëpunimit mes profesionistëve të avokatisë. Gjithashtu, ai synon të krijojë një kanal komunikimi dhe mbështetje për qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe Itali që përballen me çështje ligjore, duke i orientuar ata drejt Avokatëve të Shoqatës (AAI).

Avokatët shqiptarë janë të pranishëm në të gjitha rajonet e Italisë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar atje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy