Kthyen shtëpinë e policit në fermë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë në Belgjikë

Kthyen shtëpinë e policit në fermë kanabisi, arrestohen tre shqiptarë në Belgjikë

Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet belge, pasi janë kapur në një shtëpi ku ishte kultivuar bimë narkotike. Sipas mediave vendase, shqiptarët kishin marrë me qira banesën e një punonjësi policie të cilën më pas e kishin kthyer në fermë të kultivimit të bimëve narkotike, duke menduar se aty nuk mund të kontrollonte askush.

Për këtë, në pranga është vënë edhe punonjësi i policisë belge, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor me tre të arrestuarit e tjerë.

Gjatë këtij aksioni policia ka zbuluar 100 plantacione kanabisi, tre prej të cilave u gjetën poshtë banesës së policit si edhe mijëra euro kesh. Ndërkohë sipas autoriteteve të zonës, polici në fjalë ishte i pezulluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy