
Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Korçës.
Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur dy persona që udhëtonin me një automjet.
Ata kanë ushtruar dhunë mbi dy udhëtarët dhe pasi u kanë marrë sendet me vlerë që kishin me vete, i kanë detyruar të zbresin nga makina, me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



