Abuzuan me ndihmat për të prekurit nga tërmeti, në pranga 2 policë dhe 1 zjarrfikës

Abuzuan me ndihmat për të prekurit nga tërmeti, në pranga 2 policë dhe 1 zjarrfikës

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme arrestimin e 2 punonjësve policie, 1 punonjës të Shërbimit Zjarrëfikës, si dhe ka proceduar penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Policia sqaron se arrestimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një videoje në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit. SHÇBA bëri të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve: – A.Z., me detyre Shef i Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, për veprën penale të “Mashtrimit në bashkëpunim”; – E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”; – A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetaset V.Z. dhe Sh.T. për veprën penale të “Mashtrimit”, kryer në bashkëpunim. Materiale hetimore pritet t’i dërgohen prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy