Kokainë me banane nga Ekuadori/ Policia: Shoqërohen 8 persona, 31 pakot u gjetën në dy arka

Kokainë me banane nga Ekuadori/ Policia: Shoqërohen 8 persona, 31 pakot u gjetën në dy arka

Policia e Durrësit ka dalë në një njoftim për media lidhur me goditjen e një tjetër rasti të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta. Operacioni është koduar “Again”, ndërsa sasia e lëndës narkotike ishte e ndarë në dy arka me banane. Gjithsej janë gjetur 31 pako, me peshë 33,5 kilogramë.

Në ambientet e komisariatit janë shoqëruar tetë persona, mes të cilëve edhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Sekuestrohen 31 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Shoqërohen në DVP Durrës, 8 persona.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara në Portin e Durrësit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të drogave të forta, bazuar dhe në inteligjencën informative, strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

Në vijim të operacionit janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale, 8 persona, pjesëtarë të firmës që priste ngarkesën me banane dhe punonjës të skanerit në Portin e Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit vijojnë veprimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy