
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë, ku një ambulancë është përplasur me një automjet me targa angleze.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në kryqëzimin e lagjes nr.2, në Sarandë.
Ambulanca është përplasur me mjetin tjetër, një BMW me targa angleze, që ka përfunduar në një lokal pas aksidentit.
Mësohet se është plagosur shoferi i mjetit tjetër dhe infermierja, A.R., 58 vjeçe, që ndodhej në ambulancë. Kjo e fundit është sjellë në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë.



