
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesditën e sotme, në periferi të Tiranës. Në zonën e Babrrusë, një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë arme zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sakaq uniformat blu po punojnë për identifikimin e autorit të dyshuar.



