Gjykata e Lartë vendos ekstradimin drejt Turqisë të bosit të kriptomonedhave, Faruk Ozer

Gjykata e Lartë vendos ekstradimin drejt Turqisë të bosit të kriptomonedhave, Faruk Ozer

Gjykata e Lartë ka vendosur sot ekstradimin drejt Turqisë të shtetasit Faruk Ozer, i arrestuar për mashtrimin me kriptomonedhat. Kësisoj Gjykata ka rrëzuar rekursin e bërë nga ai.

Përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer tha se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal. Ai ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”. Ai akuzohet në Turqi për krijimin e një skeme mashtrimi nëpërmjet shitjes së monedhave virtuale. Rreth 400 mijë persona sipas mediave turke investuan në platformën e tij.

 Ozer dyshohet se kur u arratis nga vendi i tij, kishte me vete një server ku mbahen 108 milionë dollarë në formë kriptomonedhash. Ai është arratisur prej muajit prill të vitit 2021 nga shteti turk.

29-vjeçari iu fsheh drejtësisë turke duke qëndruar në Shqipëri deri në 30 Gusht kur u arrestua në Himarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy