Mirditë / Asgjesohen 843 bimë kanabis në një pyll,  2 në pranga

Mirditë / Asgjesohen 843 bimë kanabis në një pyll, 2 në pranga

Asgjesohen 843 bimë kanabisi në Mirditë. Bimët narkotike u zbuluan në fshatin Kushnen pas një hetimi një mujor.

Operacioni antidrogë i koduar “Agimi” çoi në pranga shtetasit Gentjan Cupi 21 vjeç dhe Fatmir Vila 32 vjeç, të dy banues në Kaçinar. Ndërkaq janë shpallur në kërkim F.M dhe A.D, për të cilët për arsye hetimi policia nuk jep të dhëna të tjera.

Sakaq, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryetarit të fshatit Kushnen, B.D. 47 vjeç për vepren penale “Moskallëzim krimi”.

Blutë bëjnë me dije se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin mbjellë në një zonë pyjore të këtij fshati 843 bimë narkotike të dyshuara cannabis – sativa, të cilat pas konstatimit nga forcat policore, u asgjësuan me anë të djegies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy