Përdhunimi në hotel/ Dalin dëshmitë kontradiktore, çfarë tha e mitura dhe djali

Përdhunimi në hotel/ Dalin dëshmitë kontradiktore, çfarë tha e mitura dhe djali

Dalin dëshmitë e para pas arrestimit në flagrancë të shtetasin Alfred Tereziu 32 vjeç, banues në Tiranë, akuzuar se ka cuar ne hotel dhe më pas kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 13-vjecare.

Dëshmia e djalit

I pyetur nga policia djali ka thënë se nuk e njihte fare vajzën. “Unë isha me makinë duke ecur në rrugën kur ajo më ngriti dorën dhe kërkoi që ta ndihmoja, për ta shoqëruar”- ka thënë ai, raprton gazetari i “Panorama“, Leonidha Musaj.

Ai ka mohuar ta ketë rrëmbyer me forcë, por nuk ka sqaruar me detaje se përse u gjetën më pas në hotel dhe pse ka kryer marrëdhenie seksuale me të.

Dëshmia e vajzës

Vetë vajza e traumatizuar ka rrëfyer se ka qenë duke u kthyer nga shkolla, kur i ka dalë përpara djali me makinë.

“Më kapi me forcë, më futi në makinë dhe pastaj më coi në hotel”- tregon vajza, duke shtuar se më pas ai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy