Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë identifikuar në rrugën “Besëlidhja” në Kamëz, një shtetas që kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Si rezultat i veprimeve të policisë, u kap dhe u arrestua shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Domje, me precedent të mëparshëm penal në fushën e mashtrimit.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në ajër, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia gjeti në banesën e 27-vjeçarit dhe sekuestroi armë e zjarrit pistoletë, me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



