Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës në aksin Gjirokastër-Sarandë, ku si pasojë humbën jetën pesë persona. Sipas burimeve të MCN, një nga viktimat dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ishte pasagjer në furgonin që ushëtonte në drejtim të Sarandës.
Ndërkohë, viktimat janë dërguar në morgun e Spitalit të Gjirokastër, ku po pritet të bëhet identifikimi i tyre. Një nga viktima është edhe shoferi i furgonit tip “Benz”, Bardhi Proda.

(Në foto: Viktima, Bardhi Proda)
Ndërsa viktimat e tjerë janë dy meshkuj dhe dy femra. Dy prej tyre janë identifikuar si Fiqiri dhe Drita Korçari.
Sipas informacioneve paraprake, shkak për këtë aksident të rëndë është bërë mjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasja me inicialet R. Ç. Kjo e fundit gjithashtu, mësohet të ketë marrë disa lëndime në trup por ende nuk ka një informacion nëse është shoqëruar apo jo.
Aksi rrugor Muzinë-Saranë ka qëndruar i bllokuar prej dy orës, si pasojë e mbërritjes në vendin e ngjarjes të pesë ambulancave dhe forcat zjarrëfikëse, derisa u bë i mundur nxjerrja e trupave të pajetë nga furgoni i përmbysur në greminë. Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se nga ky aksident ka shpetuar një vajzë e cila ndodhej në furgon.



