
Të miturit dhe adoleshentët nuk janë vetëm të braktisur dhunuar e shfrytëzuar për të lypur. Një pjesë e tyre janë përfshirë në krime dhe kjo është një situatë shqetësuese e cila faktohet edhe nga operacioni policorë më i fundit në Shkodër.
Hetimet intensive prej disa muaj të uniformave blu në Shkodër në kuadër të operacionit “adoleshenti” zbuluan plotë 53 vjedhje e deri në vjedhje me dhunë të ndodhura nga vera e vitit 2022 deri më 8 janar 2023.
FactCheck ka mundur të sigurojë pamje ekskluzive të vjedhjeve të ndodhura në lagje të ndryshme të Shkodrës ku të rinjtë merrnin nga bicikleta, motorrçikleta e deri në arkat e dyqaneve.
Kjo është një pamje ku motorrcikleta qëndron e parkuar para një subjekti tregtarë në trotuar dhe një prej adoleshentëve tashmë të arrestuar afrohet e vëzhgon pak sekonda i pamaskuar në fytyrë dhe vetëm me kapuç, rikthehet sërish.
Teksa motorrcikleta është e bllokuar me çelës sigurie adoleshenti hajdut mundohet ta hap dhe me forcë ja arrin duke u larguar me motorrcikletën.
Kjo është një tjetër pamje ku në disa sekonda asi adoleshenti provon të hap me forcë derën e një subjekti tregtar largohet pasi s’ja arrin.
Ai futet në bordin e një furgoni pasagjerësh të parkuar para subjektit dhe pasi kontroll për sende me vlerë, arrij të marr diçka në kroskot dhe largohet.
Në këto pamje duket se si anëtari i grupit prej tre adoleshentëve dy 15 vjeçar dhe një 17 vjeçar pasi hap me një kaçavidë derën e një subjekti tregtarë futet brenda dhe merr një telefon celular të ndodhur në tavolinë para kompjuterit dhe më pas kontrollon sirtaret për vlera monetare dhe largohet me shpejt.
Kjo vjedhje i takon datë 15 dhjetor 2022 për të cilën është bërë kallëzim penal dhe policia ka mundur të dokumentojë autorësinë e saj.
Ky është një tjetër moment ku biçikleta e parkuar në oborrin e një shtëpie e monitoruar me kamera merret në vetëm 2 sekonda dhe pasi pedalon mbi biçikletën e vjedhur adoleshenti largohet për në bazën e tij.
Ndërsa këto janë pamjet e vjedhjes së fundit ndodhur nga ky grup më 8 janar 2023 ku biçikleta e parkuar nga banori i pallatit pasi kishte shkuar për disa minuta në banëse, merret nga 15 vjeçari dhe më pas dërgohet në një tjetër qytet për tu shitur.
Por çfarë zbuluan hetimet e drejtorisë së policisë në Shkodër?
Të 3 adoleshentët i kanë kryer këto vjedhje gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023.
Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe të pandërprera, të kryera pas denoncimeve të shumta nga banorët, për vjedhje të motoçikletave, biçikletave dhe dyqaneve, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimeve, zbardhën dhe dokumentuan 53 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 2022 dhe muajit janar të vitit 2023.
Bazuar në provat e siguruara u organizua operacioni policor i koduar “Adoleshentët, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:
K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim;
J. F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë
E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë janë autor të dyshuar të 26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofol me sasi vlerash monetare.
Dy 15 vjeçarët janë vendosur në ambientet e IEVP Kavajë institucionin e riedukimit të të miturve ndërsa 17 vjeçari në masën e sigurisë arrest në qeli.



