Policia e Cërrikut ka arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 64 vjeç, banues në fshatin Shegas të Belshit, si autor të dyshuar për ndezjen e një zjarri që ka shkaktuar dëme të mëdha.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se H. M. ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 40 hektarë tokë, përfshirë pemë ulliri dhe sipërfaqe pylli.
Materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar me veprimet ligjore të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarr në asnjë rast, pasi ata do të përballen me pasoja ligjore.
Po ashtu, Policia nxit qytetarët që të denoncojnë çdo rast të zjarreve të qëllimshme ose aktiviteteve të tjera kriminale, duke siguruar anonimatin dhe reagim të shpejtë.



