Elbasan/ 54-vjeçari u dëmtua në punë, vihet në hetim administratori i firmës, mjeku dhe dy punonjës të spitalit

Elbasan/ 54-vjeçari u dëmtua në punë, vihet në hetim administratori i firmës, mjeku dhe dy punonjës të spitalit

Një 54-vjeçar është dëmtuar në punë në një firmë private. 54-vjeçari A. K., ka rolin e shoferit, ndërsa pas lëndimit është jashtë rrezikut për jetën, por bashkëshortja  e tij ka bërë kallëzim.

Policia ka vënë nën hetim në gjendje të lirë administratorin e firmës për veprat penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës" dhe "Moskallëzimi i krimit".

Po ashtu, në hetim janë vënë edhe E. J., 41 vjeç, me detyrë mjek në spitalin rajonal të Elbasanit, për veprën penale "Neglizhenca në trajtimin mjekësor"; I. I., 49 vjeç dhe E. H., 29 vjeçe, pjesë e stafit mjekësor të spitalit rajonal të Elbasanit, si dhe B. P., 49 vjeç, punonjës për ruajtjen e sigurisë fizike të këtij spitali, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit";

Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 41 vjeçe, se gjatë procesit të punës në firmën që administrohet nga shtetasi B. Xh., është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, bashkëshorti i saj, shtetasi A. K., 54 vjeç, banues në Elbasan (shofer në këtë firmë). Gjithashtu, 41-vjeçarja ka pretenduar nëpërmjet kallëzimit të saj, se stafi mjekësor i spitalit rajonal të Elbasanit, i turnit kur është paraqitur për të marrë mjekim shtetasi A. K., ka neglizhuar dhënien e asistencës mjekësore për bashkëshortin e saj.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim verifikimin e plotë ligjor të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy