
Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Tiranës të dyshuar për vjedhje në një market. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit A. Sh., 18 vjeç dhe K. A., 25 vjeç (vëllezër), të dy banues në Selitë. Dy vëllezërit dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa produkte në një market. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, shërbimet e policisë gjetën një biçikletë të dyshuar të vjedhur, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.



