Pjesë e grupit kriminal në Greqi, arrestohet 27-vjeçarja nga Belshi (EMRI)

Pjesë e grupit kriminal në Greqi, arrestohet 27-vjeçarja nga Belshi (EMRI)

Një 27-vjeçare shqiptare është arrestuar nga policia greke bashkë me 10 persona të tjerë, nën akuzën e grupit të strukturuar kriminal që kryenin vjedhje e grabitje në vendin fqinj. Sipas mediave greke, në pranga është vënë shtetasja Evthimia Tafani nga Belshi.

Autoritetet greke e kanë goditur këtë grup kriminal disa ditë më parë, ndërsa të mërkurën kanë publikuar detaje të reja mbi të arrestuarit.

Kryesisht, anëtarët e këtij grupi u proceduan për drejtimin e një organizate kriminale, formimin e saj dhe anëtarësim në organizatë kriminale dhe kryerjen e disa veprave penale të vjedhjes dhe grabitjes, grabitjes në grup, vjedhje, kryer nga dy ose më shumë persona.

Hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së të arrestuarve mes të cilëve është edhe 27-vjeçarja shqiptare vijonë, për t’i paraqitur ato më pas në gjykatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy