
Një 23-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin mbrëmjen e sotme. Sipas informacioneve të policisë, trupi i pajetë i të riut është gjetur rreth orës 19:00 në fshatin Hotolisht, Librazhd.
Viktima është me inicialet A.K., banues në fshatin Spathar, ishte denoncuar nga familjarët për largimin e tij nga banesa 4 ditë më parë.
Grupi hetimor thekson se po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshohet se i riu vuante nga sëmundja e epilepsisë.



