Një ditë pas megaoperacionit të 32 urdhër-arresteve për autorët e disa prej krimeve më të dhunshme përgjatë një dekade, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, raportoi në komisionin e Ligjeve, për veprimtarine e vitit 2021.
Gjatë raportimit, kreu i grupit parlamentar të PD, pyeti kreun e SPAK mbi deklaratat krryeministrit Edi Rama se ku duhet të orientohen hetimet e SPAK.
Kraja tha se deklaratat politike nuk mund të ndalohen, por ato nuk kanë asnjë ndikim në punën e SPAK.
Arban Kraja është drejtues i Prokurorisë së Posaçme me një mandat 3-vjeçar, ndërsa i kanë mbetur edhe 2 muaj nga përfundimi i këtij mandati.



