U kap me ekstazi dhe thikë, arrestohet shtetasja amerikane në Sarandë

U kap me ekstazi dhe thikë, arrestohet shtetasja amerikane në Sarandë

Një 44-vjeçare me inicialet K.G., e lindur në SHBA dhe banuese prej tre vitesh në Sarandë, ka rënë në prangat e policisë. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ekstazi dhe një thikë.

 

NJOFTIMI

Nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”, si dhe me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë/Zyra e Hetimeve Kriminale (DSS/OCI e Ambasadës Amerikane në Shqipëri), u bë arrestimi në flagrancë i shtetases K. G., 44 vjeçe, lindur në SHBA, banuese prej 3 vitesh në qytetin e Sarandës. Arrestimi i kësaj shtetaseje u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike ekstazi dhe një armë e ftohtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy