Zbulohet arsenal armësh në Gjirokastër, arrestohet 63-vjeçari

Zbulohet arsenal armësh në Gjirokastër, arrestohet 63-vjeçari

Në Gjirokastër, policia ka arritur të sekuestroj sot një sasi arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak.

Policia në Gjirokastër në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Arsenali” dhe ka vënë në pranga poseduesin 63-vjeçar.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Arsenali”.

Operacion nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”.

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri të modifikuara me silenciator dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Strukturat e DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmmbajtjes pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët kanë evidentuar dhe goditur një rast të posedimit të një arsenali armësh.

Në këtë kuadër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte arsenal armësh zjarri, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Arsenali “, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi I. I., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen Cfakë, Policia gjeti të fshehura në tavan dhe në një vend të përshtatur poshtë dyshemesë, një arsenal armësh, konkretisht: 4 armë zjarri të modifikuara me silenciator, 1 pistoletë shenjëdhënëse, 1000 fishekë, 8 krehra, 2 gjerdanë me 35 fishekë të armëve të gjahut, 1 aparat metalkërkues, 5 metër fitil zjarrëpërcjellës dhe mjete me të cilat kryente mbushjen e fishekëve të armëve të gjahut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy