Zjarri del nga kontrolli dhe rrezikon banesat në periferi të Tiranës, arrestohet një person

Zjarri del nga kontrolli dhe rrezikon banesat në periferi të Tiranës, arrestohet një person

Një person i cili ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë zjarri u përhap duke djegur disa pemë ulliri dhe duke rrezikuar pesë banesa, është vënë në prangat e policisë.

Ditën e djeshme, rreth orës 12:40, është marrë njoftim se kishte rënë zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës” dhe flakët po përhapeshin me shpejtësi. 

Drupal Ad

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi M. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Zjarri që dyshohet se ka ndezur ky shtetas është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy