I dënuar me 7.6 vjet burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

I dënuar me 7.6 vjet burg për drogë, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 46-vjeçarin Marko Bushi, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Decision”, për kapjen e një shtetasi në kërkim.

I kërkuari, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit të DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Dalliu”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy