Bllokoi qarkullimin duke bërë “drift”, procedohet 22-vjeçari në Korçë

Bllokoi qarkullimin duke bërë “drift”, procedohet 22-vjeçari në Korçë

Një 22-vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Korçës, pasi ka bllokuar qarkullimin e lirë të automjeteve duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili në lagjen nr. 6, kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift) me automjet duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit Dh. N, 22 vjeç, që shafqet në video”, bën të ditur policia.

Ndaj 22-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy