Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit për armëmbajtje pa leje.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari është Artur Muka (Plaku), banues në Fier. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën të fshehur në kofano një armë zjarri automatik dhe një krehër me 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.



