Rreth 80 njësi tregtare me rroba të përdorura u shkrumbuan nga zjarri i rënë pasditen e së premtes në Shkodër. Konsiderohet si zjarri më i madh i rënë në 20 vitet e fundit, ndërsa si pasojë u dogjën edhe disa banesa përreth tregut.

Me lot në sy, tregtarët e rikthyer në vendin e djegur, thonë se dëmet janë të mëdha, ndërsa thirrja e tyre shkon për ndihmë nga bashkia.
Kryebashkiaku Benet Beci dhe prefektja Majlindja Angoni, ishin në vendin e ngjarjes mëngjesin e së shtunës, ndërsa u shprehën për dëmet e shkaktuara.
Forcat zjarrëfikëse vijojnë punën për normalizimin e zonës ku ndodhi ngjarja dhe shuarjen plotësisht të vatrave të zjarrit.



