Katër pjesëtarët e familjes Gjoka të cilët u dëmtuan gjatë shpërthimit të bombolave të gazit në Velipojë më 4 korrik, mësohet se janë nisur privatisht për në Itali.
Gjendja e tyre e rënduar ka sjellë edhe transferimin e tyre nga ambientet e QSUT-së në Itali, për një trajtim më të specializuar.
Mjekët kanë bërë me dije se djegiet janë të gradës së tretë e të katërt, ku ata rrezikojnë jetën.
Shkak i shpërthimit ka qenë rrjedhja e gazit nga bombola më e vogël.
Në ambientet e hotelit ka pasur edhe shtatë bombola të tjera, por që është bërë e mundur ndërhyrja në kohë që mos të shpërthejnë.
Bombola ka shpërthyer në hotelin e familjes Gjoka, në fshatin Pulaj-Plazhë, ku të dëmtuar janë shtetasit A.Gj. 40 vjeçe, D.Gj. 19 vjeçe, K.Gj. 15 vjeçe, dhe E.Gj. 12 vjeç.
Një familjar ka bërë të ditur se nëna dhe fëmijët kishin shkuar një natë më parë në hotel për ta pastruar dhe bërë gati për sezonin turistik ndërkohë janë përballur me shpërthimin nga rrjedhja e gazit.



