
Shoferi 23-vjeçar që shkaktoi aksidentin e të dielës në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë u prangos mëngejsin e sotëm nga policia.
23-vjeçari teksa drejtonte mjetin tip “Benz”, u përplas me një makinë tip “Opel” dhe me mjetin tip “Jeep”.
Për pasojë, u lënduan një fëmijë 7 muajsh dhe një 32-vjeçare që ndodheshin në mjetin tip “Benz”, si edhe një fëmijë 1 vjeç dhe një 47-vjeçar, pasagjerë në “Opel”.
Të plagosurit ndodhen në spital, pa rrezik për jetën.
Poashtu policia ka njoftuar se ka arrestuar gjithashtu dhe një 32 vjeçar, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja në mjet, shtetasja S. H., 26 vjeçe.



