
“Arrest shtëpie” vendosi Gjykata e Korçës ditën e sotme si masë sigurie, për kirurgun Nikolla Nunka, i akuzuar nga pacientja e tij 21-vjeçare për ngacmim seksual.
21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.
Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72-vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.



