Makina përplas motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Makina përplas motorin në Tiranë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.

 

Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Ylmi Dedja, 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. 

 

Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor, punonjës policie, jashtë detyre, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.    

 

Shtetasi G. Gj., u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy