Tavo: Mirënjohës të gjithëve, jeni shtysë e forcë për të shërbyer më shumë

Tavo: Mirënjohës të gjithëve, jeni shtysë e forcë për të shërbyer më shumë

Kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo, falënderoi votuesit përmes një postimi në rrjetet sociale. Tavo shprehet se ka marrë shumë urime nga mijëra njerëz, që i konsideron shtysë e forcë për të shërbyer më shumë.

Të nderuar miq, dashamirës e mbështetës kudo që jeni,
Kam marrë prej jush me mijëra e mijëra mesazhe urimi përmes telefonit celular dhe rrjeteve sociale, e ju jam tejet mirënjohës për çdo urim, fjalë e inkurajim, e mbi të gjitha për sinqeritetin dhe dashamirësinë e thellë njerëzore që keni përçuar përmes tyre, që më kanë ngazëllyer e gëzuar pa masë e më kanë bërë të ndihem një njeri i privilegjuar me kaq shumë e shumë miq në katër anët e vendit, në shtetet fqinje, si edhe në kontinentet e largëta.
Sepse, a nuk është kjo pasuria më e madhe që mund të ketë njeriu?! A nuk është pikërisht kjo trashëgimia më e vyer që mund të lihet në këtë jetë?! Dhe, a ka bekim më të madh se sa të kesh kaq shumë bashkëudhëtarë të përzemërt në rrugëtimin njerëzor?!

Në pamundësi fizike për t’ju falënderuar individualisht po jua shpreh mirënjohjen time publikisht: Faleminderit të gjithëve nga zemra!
Faleminderit gjithsecili prej jush. E ju uroj shëndet e mbarësi në jetën dhe familjet tuaja. Dhe kurrë mos e harroni se dashamirësia dhe respekti juaj ndaj meje janë reciproke.
Ju e vlerësoni dhe e konsideroni Vangjel Tavon mik, ndërsa unë ju siguroj se e konsideroj gjithsecilin prej jush mik të vërtetë dhe shtysë e forcë për të shërbyer më shumë, për të drejtuar më mirë, e për t’i shpenzuar të gjitha energjitë e mia në përmirësimin e jetës së banorëve të thjeshtë dhe zhvillimin dhe transformimin e komunitetit.
Përgjithmonë mirënjohës!

Përulësisht,
Vangjel Tavo

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy